Më 23 maj 1992, gjykatësi Giovanni Falcone u vra në mes të ditës, një krim që shënoi një pikë kthese në historinë e Siçilisë. Falcone dhe gruaja e tij, Francesca Morvillo, u vranë së bashku me tre rojet e sigurisë pas shpërthimit të një bombë në makinën e tyre në një rrugë pranë Capaci, në atë që është quajtur si masakra e Capaci.
Falcone, i cili ishte 53 vjeç kur vdiq, kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke luftuar mafian. Ai drejtoi gjyqin më të madh të zhvilluar ndonjëherë gjatë viteve 1986-1987, i cili çoi në dënimin e 342 mafiozëve.
Gjyqi zgjati nga data 10 shkurt 1986 deri më 30 janar 1992 dhe u mbajt në një gjykatë të stilit bunker e ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim brenda mureve të burgut Ucciardone.
“Maxi Trial” konsiderohet gjyqi më domethënës kundër mafies siciliane, si dhe gjyqi më i madh në historinë botërore. Gjatë dhe pas gjykimit, disa gjykatës dhe magjistratë u vranë nga Mafia, duke përfshirë të dy gjykatësit që e drejtuan atë – Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, raporton abcnews.al
Atentatorët përdorën më shumë se 500 kilogramë (gjysmë ton) eksploziv në sulmin që mbeti i vrarë Falcone dhe familja e tij, i cili ishte urdhëruar nga mafiozi, Toto Riina, si hakmarrje për përpjekjet e Falcone për të prishur sindikatën e tyre.
Shumë njerëz e kanë cilësuar atentatin si diçka që ndryshoi perceptimin e tyre për mafien,” tha për AFP Carina Gunnarson, një studiuese e ndikimit modern të mafias në Siçili.
“Kjo zbuloi diçka rreth tyre: sulmet ishin brutale, dhe të gjithë ishim duke parë lajmet në televizion.”
Në vitin 2014, katër anëtarë të mafies siciliane u dënuan me 12 vite burg dhe burgim të përjetshëm për vrasjen e Falcones.
Dy muaj pas vrasjes së Falcone, një tjetër gjykatës Paolo Borsellino mbeti i vrarë nga një atentat me bombë.Të dy gjykatësit, të cilët kanë punuar me njeri-tjetrin për shumë kohë janë cilësuar heronj kombëtar, dëshmorë të përpjekjeve të vazhdueshme të vendit për të pastruar vendin nga murtaja e krimit të organizuar.
Cosa Nostra u krijua në Siçili në vitet 1870 dhe u infiltrua shumë shpejt në sferat ekonomike dhe politike të Italisë. Organizata ka qenë e lidhur me rastet e shit-blerjes së votës, veçanërisht në një nivel lokal, dhe vitin e kaluar Ministri i Brendshëm i vendit paralajmëroi se ekzistonte një “rrezik real” i ndërhyrjes së mafias në zgjedhjet e përgjithshme, raporton abcnews.al
Në vitin 2017, i ashtuquajturi ‘shefi i bosëve’ të Cosa Nostra-s Toto Riina – i cili urdhëroi vrasjen e Falcone dhe Borsellino vdiq në burg. Gjykata italiane paralajmëroi se kjo “në mënyrë paradoksale” forcoi mafian e Italisë duke lejuar që një pasardhës të vazhdojë trashëgiminë e tyre.
Kjo nuk ndodhi ndërsa Riina ishte gjallë për shkak të hierarkive të brendshme të klanit, por përpjekjet e tij për të drejtuar grupin kriminal u penguan nga burgosja e tij. Në fund të vitit 2018, klanet mafioze siciliane u takuan pas disa vitesh për të caktuar udhëheqësin e ri të mafias pas vdekjes së Rina.
Por “shefi i bosëve” të rinj, 80-vjeçari Settimino Mineo, nuk u zgjodh kurrë në krye. Policia siciliane arrestoi 80 vjeçarin së bashku me 45 anëtarë të tjerë në atë që autoritetet e kanë cilësuar si “operacioni më i madh” i Casa Nostra. s.ba/abcnews.al