Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “Siri, telefono mamanë”, Federico Chiesa feston me njeriun e zemrës

schedule16:58 - 12 Korrik, 2021

schedule 16:58 - 12 Korrik, 2021

Dy gola realizoi Federico Chiesa në Euro 2020, kompeticion ku ishte një nga lojtarët më të mirë dhe vendimtarë të kampionëve të Italisë.

I furishëm, i shpejtë, driblues, goditës i portës kundërshtare dhe goleador. Sulmuesi i djathtë dha gjithçka nga vetja në kompeticionin që u mbyll me fitore.

Festë e madhe në kampin e kaltër, teksa 23-vjeçari i Juventusit nuk humbi kohë dhe zgjodhi të telefonojë njeriun më të shtrenjtë.

Siri, telefono mamanë time“, urdhëroi Chiesa sapo ngriti lart trofeun me shokët e skuadrës, duke nxituar të ndante emocionet unike me mamanë e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!