Përveç penalizimit, një aspekt tjetër i rëndësishëm i operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam” eshtë sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi. Kjo fazë nisi ne Elbasan ku ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi iu bashkua aksionit të të rinjve të “Korpusit të Vullnetarëve” dhe ku apeloi per denoncimin e çdo krimi mjedisor. “Nëpërmjet platformës së bashkëqeverisjes mund të evidentojnë çdo vend ku ka ndotje mjedisore, ku ka një krim mjedisor për të kërkuar nga forcat rendit dhe të drejtësisë për të marrë masa drastike për të gjithë ata që ndotin mjedisin në vendin tonë” tha ministri i Mjedisit dhe Turizmit./abcnews.al
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit apel qytetarëve
schedule14:47 - 12 Nëntor, 2017
schedule 14:47 - 12 Nëntor, 2017