30 vjet burg në Itali, shijaksi i famshëm bën të riun për spital dhe qëllon me armë në lokal

schedule10:45 - 12 Korrik, 2021

schedule 10:45 - 12 Korrik, 2021

Policia e Shijakut ka arrestuar gjatë ditës së djeshme Astrit Keçin, i cili bashkë me disa të afërm ka rrahur një person tjetër duke qëlluar më pas edhe në ajër me armë zjarri.

Policia bën me dije se krahas arrestimit të Astrit Keçit u shpallën në kërkim Xhulio Keçi dhe  Kleart Keçi, pasi kanë goditur fillimisht Denis Gjecin me grushte dhe sende të forta dhe më pas qëlluan me armë zjarri në ajër duke prishur qetësinë publike.

Astrit Keçi është një personazh mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare dhe italiane, pasi u arrestua në vitin 2018 në një operacion të bujshëm nga Forcat Speciale me qëllim ekstradimin në Itali për të vuajtur dënimin me 30 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.

Pavarësisht kësaj, ai gjendej i lirë në qytet duke marrë pjesë edhe në ngjarjen e mësipërmë.

Si i shpëtoi burgut?

Astrit Keçi i arrestuar nga forcat speciale italianë në Durrës, si kreu i një bande kriminale në trafikun e drogës, është arrestuar gjithashtu edhe nga policia shqiptare në vitin 2008, por nuk dihet se si ai doli sërish nga burgu që prej atëhere. Arrestimi u bë në tetor të vitit 2018 në fermën e tij në Shijak, aty ku fshihej prej vitesh. Madje në atë operacion Astrit Keçi ka kundërshtuar dhunshëm forcat e policisë, si dhe i ka sulmuar.

Keçi ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare në 12 shtator të vitit 2008, pasi Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim te dates 6 nentor 2007, ka njohur vendimin e Gjykates se Pisas ne Itali. Drejtesia e vendit fqinj kishte dhene nje vendim denimi ne ngarkim te 39 vjecarit, i cili gjate qendrimit aty ishte proceduar per trafik droge. Gjykata e kishte denuar me 14 vjet e 4 muaj, e konvertuar ne 10 vjet burg per te njejten veper penale nga Gjykata e Durresit. Mesohet se Gjykata e Apelit Durres, me vendim te dates 4 shtator 2008, ka lene ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare.

Kapja e Astrit Kecit u be e mundur gjate operacionit te zhvilluar ne fermen e ngritur nga i denuari, qe e shfrytezonte edhe per t’u fshehur nga policia. “Gjate nderhyrjes per kapjen e tij, 39 vjecari beri rezistence ndaj sherbimeve te policise”, thane burime zyrtare. Por ndonëse u arrestua në vitin 2008, nuk dihet se si Keçi arriti të ishte sërish i lirë. /abcnews.al

=

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!