Një ditë më parë gjatë punës ka rënë në kontakt me energjinë dhe ka humbur jetën një 34 vjeçar, në lidhje me këtë ngjarje policia e Mirditës ka vënë në pranga administratorin e një kompani interneti.
Sipas policisë arrestimi i shtetasit Fatjon Reçi 34 vjeç. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Sheshaj, Mirditë, shtetasi A. D., 34 vjeç, duke punuar për shtrimin e kabllorit për kompaninë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
LEXO EDHE: E zë korenti, ndërron jetë 34-vjeçari në Mirditë, shoqërohet një person
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. R., 34 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë administrator në një kompani interneti.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj, Mirditë, shtetasi A. D., 34 vjeç, duke punuar për shtrimin e kabllorit për kompaninë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, ka thënë ai./abcnews.al