I famshmi Floyd Mayweather nuk e humb mundësinë për të luajtur ndonjë në ngjarje të rëndësishme.
Kështu ai ka rrezikuar 50 mijë dollarë për fitoren e Dustin Poirier kundër Conor McGregor në UFC-264.
Në fund Mayweather ka fituar 35700 dollarë, pasi Poirier triumfoi në fund të raundit të parë pasi mjekët e ndalën duelin.
McGregor theu kaviljen dhe nuk mund të vazhdonte më, ndaj arbitrat i dhanë fitoren Poirier, i cili e kishte mposhtur irlandezin edhe para pak kohësh. /abcnews.al
@dustinpoirier , thanks for getting me paid! pic.twitter.com/ky7OdNGWt4
— Floyd Mayweather (@FloydMayweather) July 11, 2021