Një sulm me thikë ka ndodhur në një qendër tregtare në Claye-Souilly, në afërsi të Parisit. Mediat vendase raportojnë se një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Autori sulmoi dy kalimtarë dhe i plagosi me thikë në gjoks, duke e lënë të vdekur njërin prej tyre. I plagosuri tjetër u dërguan në spital në gjendje të rëndë.
⚠️Un incident de sécurité publique est en cours au centre commercial de #ClayeSouilly les sentiers.
Merci de respecter les consignes de @Police77 et d’éviter la zone. pic.twitter.com/tInqaIKSj6— Préfet de Seine-et-Marne (@Prefet77) July 10, 2021
Sakaq, policia neutralizoi dhe arrestoi autorin e krimit. Ministri i Brendshëm francez reagoi për ngjarjen e rëndë, ndërsa falënderoi policët. g.v/abcnews.al