S’e fitoi betejën me sëmundjen e keqe, shuhet ish-sulmuesi i Anglisë

schedule09:57 - 10 Korrik, 2021

schedule 09:57 - 10 Korrik, 2021

Shuhet Paul Mariner, ish-sulmuesi i kombëtares angleze. Gjatë karrierës së tij luajti me skuadra si Ipswich, Arsenal, Portsmouth dhe Plymouth. Me Ipswich realizoi 139 gola në 339 ndeshje, teksa fitoi FA Cup dhe Kupën UEFA (1981).

Mariner vuante prej kohësh nga sëmundja e keqe, e cila i mori jetën në moshën 68-vjeçare. Ish-bomberi veshi 35 herë fanellën e Anglisë (1977-1985), ndeshje gjatë së cilave realizoi 13 gola.

 

Me fanellën e Anglisë

Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur nisi profesionin e trajnerit, duke drejtuar klube si Plymouth dhe kanadezët e Toronto FC. /abcnews.al