Aleksey Matyunin, arbitri rus që gjykoi ditën e djeshme Vllazninë kundër Siroki Brijeg, ka përfunduar në shënjestrën e të gjithëve në kampin shkodran.
Drejtori sportiv Matko Djarmati e trajnerin Thomas Brdaric folën që dje pas ndeshje në Bosnje Hercegovinë, kurse sot ka reaguar edhe sponsori Alban Xhaferi.
“Shifrat për Guiness: Vllaznia 12 faulle dhe merr 13 kartonë të verdhë, Siroki Brijeg 10 faulle dhe vetëm 4 kartonë të verdhë. Marrë nga faqja UEFA: https://www.uefa.com/…/2032801–siroki…/statistics/…
Ndeshja e djeshme në Siroki Brijeg ishte një akt i paprecedentë në historinë e futbollit europian dhe vrasje e futbollit nga një arbitër”, shkruan Xhaferi në rrjetet sociale. /abcnews.al