Zjarret në Kaliforni, shkon në 44 numri i viktimave

schedule11:54 - 13 Nëntor, 2018

schedule 11:54 - 13 Nëntor, 2018

Zjarret në Kaliforni kanë shkaktuar 44 viktima, ndërsa më shumë se 250 mijë banorë janë urdhëruar të largohen nga banesat e tyre. Zjarret që kanë nisur të enjten e kaluar kanë shkatërruar dhjetëra mijëra hektarë pyje, dhe me qindra ndërtesa.

Shkon në 44 numri i viktimave të zjarreve në pyje që kanë shkrumbuar një pjesë të madhe të Kalifornisë. Autoritetet amerikane konfirmuan se ky është zjarri më vdekjeprurës në historinë e shtetit amerikan. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka përshpejtuar shpalljen e deklaratës për një tragjedi të rëndë për Kaliforninë.

Janë më shumë se 250 mijë personat që kanë marrë urdhër evakuimi në një rajon të gjerë pranë Sakramentos si dhe në Malibu. Zjarrfikësit bëjnë të ditur se po përgatiten për rikthimin e erërave të forta, të nxehta dhe të thata, të cilat mund të favorizojnë dhe më shumë përhapjen e zjarreve. Që nga dita e enjte, zinxhiri i zjarreve ka shkrumbuar më shumë se 40 mijë hektarë, ka shkatërruar qindra ndërtesa, dhe që nga e hëna është arritur të shuhet vetëm 20 për qind e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!