Pas kritikave të Ramës, Ardi Veliu shkarkon shefin e Komisariatit të Sarandës

schedule11:10 - 9 Korrik, 2021

schedule 11:10 - 9 Korrik, 2021

Pa kaluar 24 orë nga kritikat e ashpra të kryeministrit Edi Rama në lidhje me plagosjen e një biznesmeni në Sarandë, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka firmosur shkarkimin e kryepolicit të këtij qyteti, Syrja Bello. Burime bëjnë me dije për ABC se në vend të Bellos në krye të Policisë së Sarandës është emëruar Klodian Kondi.

Rama foli dje me tone të ashpra sa i takon rolit të policisë duke drejtuar gishtin ndaj tyre për sulmet me armë në lokalet në zonat bregdetare, pronarët e të cilëve theksoi se kapin për hunde shefat e komisariateve.

Ai e pati edhe një ultimatum për drejtuesit duke deklaruar se kanë vetëm 100 ditë kohë dhe asnjë ditë më shumë për vënien e policisë në angazhim të plotë duke çliruar qytetarët nga “skifterët dhe çakenjtë”. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!