Partizani po luan ndeshjen e parë përballë Sfintul në Conference League. Ekipi i Ilir Dajës e ka nisur “zjarr” duelin ndaj ekipit moldav dhe kryeson 2-0 falë golave të brazilianëve Lucas dhe Stenio Junior.
Në “Elbasan Arena” nuk mund të mungonin “Ultras Guerrils”, tifogrupi që nuk e lë kurrë vetëm skuadrën e kuqe. Ultrasit e Partizanit kanë shpalosur dy pankarta në minutat e para të ndeshjes.
“Stadiumi plot për partinë, 30% për tifozerinë“, teksa në të dytën lexohet “Merkato cilësore në largime, president, drejtor ku do shkoni me pushime?!“. /abcnews.al