Me rastin e 60 vjetorit të lindjes së Dianës, Gucci rikthen sërish çantën ikonike të princeshës

schedule20:15 - 8 Korrik, 2021

schedule 20:15 - 8 Korrik, 2021

Shumë vite përpara se të bëhet një brand kryesor i modës në botë, Princesha Diana është veshur me Gucci. Në vitet 80 dhe 90, ajo zgjodhi për të udhëtuar me një çantë, e cili atëherë u quajt “çanta e Dianës”.

Në mënyrë që të nderonte kujtimin e princeshës së pamposhtur e cila do të mbushte 60 vjeç më 1 korrik, shtëpia luksoze e modës lëshoi ​​një kopje të rinovuar të aksesorit të saj të preferuar. Nën vizionin e drejtorit krijues të Shtëpisë Italiane, Alessandro Michel, Gucci Diana i ri, i disponueshëm në mini, madhësi të vogël dhe të mesme, ka doreza bambu dhe vjen në blu pastel, rozë, të zezë, kafe dhe të bardhë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gucci Official (@gucci)

Ky aksesor i ri është në dispozicion nga kompania italiane nga 6 korriku./abcnews.al