Sergio Ramos është lojtari më i ri i PSG. Ai firmosi sot me francezët për dy vite dhe pas kësaj tha fjalët e para si lojtar i klubit francez. Mbrojtësi u shpreh se PSG ishte vendi më i mirë për të vazhduar serinë e fitoreve të nisur në Madrid.
“Jam shumë i lumtur që u bashkova me PSG. Ky është një ndryshim i madh në jetën time, një sfidë e re dhe një ditë që nuk do e harroj kurrë. Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi ambicioz dhe këtij ekipi të shkëlqyer.
? ¡HOLA, SERGIO! ??
¡@SergioRamos les tiene un saludo para todos ustedes! ?
¿Cuál es su mensaje para el defensor español? ?
❤️ ????? ????? ? pic.twitter.com/7ylzpinB2U
— Paris Saint-Germain (@PSG_espanol) July 8, 2021
PSG është klub që tashmë e ka dëshmuar forcën e vet në nivelin më të lartë. Dua të vazhdoj të rritem dhe të përmirësohem në Paris e të ndihmoj ekipin të fitojë sa më shumë trofe.
PSG është vendi më i mirë për ta vazhduar ëndrrën. Klubi më i mirë për të vazhduar të fitoj. Do luftojmë me gjithçka, për gjithçka“, tha Ramos. /abcnews.al