Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Neville: Penalltia e Sterling? Sigurisht që nuk ishte, por nuk më plas fare

schedule11:18 - 8 Korrik, 2021

schedule 11:18 - 8 Korrik, 2021

Anglia arriti dje të fitojë pas 120 minutash ndaj Danimarkës në “Wembley” me shifrat 2-1. Goli i Harry Kane në minutën e 104-t i dha triumfin skuadrës së Southgate.

Ajo rrjetë në fakt lindi nga një moment mjaft i dyshimte, ku Raheem Sterling u pengua në zonë dhe arbitri akordoi penallti. Gary Neville, ish-futbollist i shquar i kombëtares së Anglisë komenton këtë vendim të gjyqtarit.

Ai shprehet se nuk ishte penallti, por nuk i intereson shumë. Sipas tij Anglia do kishte fituar edhe pa “dhuratën” e gjyqtarit. “Nuk ka shans, asnjëherë nuk ishte penallti, por sinqerisht nuk më intereson fare.

Mendoj se ajo skuadër do të kishte pasur sukses edhe pa atë penallti. Mendoj se nëse nuk do kishin marrë atë penallti, ata do e gjenin zgjidhjen në një tjetër mënyrë”, tregoi ish-mbrojtësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!