Trazirat e Kapitolit, FBI publikon pamje të reja

schedule10:22 - 8 Korrik, 2021

schedule 10:22 - 8 Korrik, 2021

Kanë kaluar 6 muaj që kur mbështetësit e ish Presidentit Trump sulmuan Kapitol ndërkohë FBI vazhdon të përsërisë thirrjet për ndihmën e popullit në identifikimin e personave të përfshirë në trazira, shkruan BBC.

Të martën, agjencia publikoi ​​11 video të reja të personave që dyshohet se janë përfshirë në përplasjet e dhunshme  të 6 Janarit.

Që nga janari, FBI ka arrestuar më shumë se 535 persona për një sërë veprimtarish kriminale, ​​por disa nga shkelësit më të dhunshëm ende nuk janë gjetur, tha agjencia, duke përfshirë edhe personat që janë identifikuar nga kamerat.

Ndërkohë qindra hetime janë ende në proces, në atë që është cilësuar një nga hetimet më të mëdha penale në historinë e vendit.

“Ky hetim nuk ka mbaruar ende, tha Drejtori i FBI Christopher Wray  muajin e kaluar.

Pamjet e videove

Videoja e publikuar së fundmi tregon 11 të dyshuarit kryesore në sulmin e Kapitolit. Në njërën prej tyre, shihet një burrë qe mban një kapelë dhe syze noti duke u përplasur me policinë.

Në një video tjetër, shihet një burrë me një kapele blu të Trump sërish duke u konfrontuar me një oficer policie. Ai përpiqet ti marrë shkopin oficerit nga duart  duke bërtitur “kjo është shtëpia jonë”.

Në një deklaratë, FBI kërkoi ndihmën e popullit për çdo informacion në lidhje me të dyshuarit.

Të arrestuarit

FBI ka arrestuar afërsisht 535 persona, duke përfshirë më shumë se 100 persona për sulm ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit, sipas agjencisë dhe departamentit të drejtësisë amerikane.

Të dyshuarit përfshijnë një medalist të artë olimpik, ligjvënës i West Virginia, disa oficerë policie dhe një aktivist i krahut të majtë nga Utah. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!