“Equos Resort” në bashkëpunim me Klinika “Vivia” kanë inaguruar Spa-në më të re të momentit.
Gjatë festës për çeljen e “Vivia Spa” kanë qenë pjesëmarrës shumë emra të njohur të ekranit, të cilët kanë ndarë përvojat e tyre se si kujdesen për lëkurën, pamjen e jashtme dhe look-un.
Gazetarja Jonida Aliçkolli ka zbuluar se gjatë verës për të mbajtur veten në formë ka një rutinë shumë të thjeshtë, ku nuk lë pas dore as trajtimet e ndryshme estetike.
“Si fillim kremrat e diellit, pastaj Vivia. Nuk është se bëj ndonjë gjë të hatashme që nuk bëjnë të tjerët, po kujdesem të paktën të mos fle me ‘make up’. Përdor krem dielli jo vetëm në verë, por edhe në dimër dhe të bëj trajtime herë pas here”, tha ajo.
Ndërsa kosulentja e imazhit, Klodi Megri u shpreh: “Që kur kemi lindur zoti na ka dhënë një dhuratë që mund ta mirëmbajmë. E para ti duhet të mirëmbash mirë fytyrën që ke, ta hidratojmë, ta ushqejmë, të kurohemi”.
Moderatorja Ermira Causholli dhe kolegu i saj Ermal Peçi zbuluan sekretin e të kuruarit në detaj.
“Nuk është sekret të jesh i lumtur dhe të qeshësh. Për gratë është mirë që burrat t’i trajtojnë mirë dhe t’i bëjnë të lumtura”, tha Ermira duke qeshur.
“Është e rëndësishme që gratë të na trajtojnë mirë, me pak kërcim”, shtoi Ermali teksa nisi të improvizonte kërcimin. l.k/abcnews.al