Mario Balotelli me ekip të ri. Sulmuesi italian ishte pjesë e Monza në Serie B, por nuk ia doli të ndihmojë ekipin për të siguruar ngjitjen në elitën e futbollit italian.
Sot është transferuar zyrtarisht në futbollin turk. 30-vjeçari ka arritur akordin dhe është prezantuar me një video nga Adana Demirspor, skuadra që siguroi kalimin në Super Lig.
? Ailemize Hoş Geldin! S U P E R M A R I O B A L O T E L L I #İkiDeli #Balotelli pic.twitter.com/UtQTJPKuH0
— Adana Demirspor (@AdsKulubu) July 7, 2021
Sulmuesi i njohur ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, teksa gjysmën e rrogës së tij do e paguajnë sponsorët e klubit turk.
“Sot kemi përfunduar një transferim që do të shkruajë emrin e tij në historinë e klubit tonë Adana Demirspor me shkronja të arta. Balotelli zyrtarisht ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me ekipin tonë“, lexohet në komunikatën e Adana. /abcnews.al