Harry Kane është sot një nga sulmuesit më të mirë në planet. Interesimi për shërbimet e kapitenit të Tottenham është i madh, por presidenti Daniel Levy kërkon shumë miliona për ta lënë të lirë dhe po bën gjithçka që ta mbajë në ekip, të paktën edhe një sezon.
Sulmuesi i Anglisë (3 gola deri tani në Euro 2020) mund të kishte përfunduar në Gjermani nëntë vite më parë. Union Berlin ishte shumë afër sigurimit të shërbimeve të 27-vjeçarit dhe prapaskenë e operacionit që nuk i finalizua e zbulon Nico Schafer.
Trajneri i parë i ekipit kryeqytetas gjatë viteve 2011-2016, kujton si ish-kubi i tij ishte afër Harry Kane në vitin 2012, atëherë 18 vjeç. “Ai ishte ende një futbollist premtues. Biseduam disa herë në telefon me klubin dhe agjentin e tij.
Kane do luante përkrah Simon Terodde në sulm, teksa ne garonim në Bundesliga 2“, deklaron Schafer për SportBild. “Ajo që na ra në sy ishte aftësia që kishte si lider dhe fakti që ishte një sulmues të cilin i pëlqente të vraponte.
Sigurisht që do të ishte një opsion fantastik për Union Berlin“, përfundon 53-vjeçari gjerman. Kane numëron 336 ndeshje me Tottenham, gjatë së cilave ka shënuar 221 gola, teksa numëron edhe 47 asiste të dhuruara për shokët e ekipit. /abcnews.al