Pas 10 ditësh në flakë, shuhet zjarri në Malin e Tomorrit, drejtori i ADZM: Terreni na vështirësonte punën

schedule13:36 - 7 Korrik, 2021

schedule 13:36 - 7 Korrik, 2021

Vatrat e zjarrit prej dhjetë ditësh vijojnë që të jenë aktive në malin e Tomorrit. Një ditë më parë me ndërhyrjen e ushtrisë në Poshnje, zjarrfikses së Poliçanit dhe Skraparit, si dhe të gjithë stafit të ADZM-së është bërë i mundur neutralizimi i një pjesë të madhe të vatrave të mëdha të zjarrit në këtë park.

Në një prononcim për mediat drejtori i ADZM, Fatos Nako ka bërë një përmbledhje të të gjithë situatës nga zjarret e ditëve të fundit në malin e Tomorrit.

NAko ka theksuar se vështirësia më e madhe ka qenë në ditët e para të rënies tsë zjarrit dhe fatmirësisht pas 10 ditësh është bërë i mundur neutralizimi i vatrës.

Ndërkohë për shkak të terrenit të vështirë vatrat e zjarrit u përhapën në pjesën jugore dhe ishte ndërhyrja nga ajri ajo që bëri të mundur shuarjen e tyre.

“Fillimisht ai u shfaq në një zonë të vështirë në një lartësi mbi 1400 metër mbi nivelin e detit, por terreni i vështirë bëri të mundur përhapjen e mëtejshme të tij. Më pas është ngritur dhe shtabi i emergjencave duke bërë të mundur koordinimin e të gjithë forcave për të bërë të mundur shuarjen e vatrave të zjarrit. Në ditën e katër ne u bë i mundur dhe përfshirja e forcës njerëzore përveç helikopterit. Terreni i vështirë ka qenë dhe ndër shkaqet kryesore të përhapjes së flakëve. Deri më tani nuk mund të futemi për të bërë dhe raportin në lidhje me sipërfaqen që është djegur, por mendojmë se mbi 200 hektarë mund të jetë dëmtuar”, ka thënë ai.

Sipas tij më në fund sot situata duket nën kontroll, dhe vetëm disa vatra të vogla mund të jenë aktive që në ditët në vijim do të fiket plotësisht. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!