Stresi publikoi pak ditë më parë projektin më të ri me titull “Po foli i fundit”, një diss ndaj disa reperëve të estradës shqiptare. Mes të tjerash, reperi i ka dedikuar disa fjalë dhe Babastars, gjë që ka sjellë dhe reagimin e menaxherit të labelit.
Në një postim në rrjete sociale, Dekorim Sahiti ka shpërthyer ndaj reperit ndërsa e akuzon për blerje klikimesh. Stresi ka replikuar: “T’kallzon familja e madhe 3dots prej kur kom dhez unë dhe nuk shuhem kurrë.”, duke shtuar: “Harrova të them se ju e keni shpikur blerjen e klikimeve.” /abcnews.al