Laçi është mundur në ndeshjen e parë në Podgoricë nga vendasit, me rezultatin e ngushtë 0-1. Vendimtare një penallti e dhënë në fillimin e pjesës së dytë, shndërruar në gol nga Vujovic.
Kurbinasit e nisën mirë ndeshjen, me Zarubica që kishte një mundësi të mirë shënimi që në fillim. Më pas Podgorica nis ta marrë veten dhe sheh më shumë nga porta e Sherrit dhe në një moment edhe e vë në provë portierin shkodran.
Lushkja i Laçit tentoi të befasojë nga distanca nga fundi i pjesës së parë, që u mbyll në barazim pa gola. Në fillim të së dytës Sherri pengoi një nga lojtarët vendas dhe për arbitrin nuk kishte dyshime, penallti.
https://streamable.com/umlgw6
Vujovic mori vrull dhe e çoi topin në rrjetë, edhe pse Sherri e dalloi krahun. Podgorica vendoset mirë dhe Laçi nuk ka qartësinë e duhur. Mazrekaj u mundua disa herë me gjuajtje nga distanca, ndërsa Malota me kokë nuk kishte shënjestren e duhur.
https://streamable.com/nxjymo
Në shtesë Roganovic shënoi për Laçin, por anësori ngriti flamurin. Në fund fare kurbinasit fituan një penallti dhe portieri vendas ndali Mazrekajn, në një ndeshje me fund dramatik për bardhezinjtë e Duros.
Tani kurbinasit duhet të mendojnë për ndeshjen e kthimit në Elbasan, që duhet ta fitojnë me dy gola për të kaluar në raundin e dytë të Conferencë League. / abcnews.al
https://streamable.com/ymk0ng
Conference League – Turi i parë kualifikues (Ndeshja e vajtjes)
Podgorica-Laçi 1-0
Shënues: Vujovic (pen.) 57′
Laçi: Sherri, Roganovic, Ignjatovic, Malota, Turkaj, Shehu, Lushkja, Qato, Velija, Mazrekaj, Zarubica. Trajner: Shpëtim Duro.