Eva Murati largohet për karrierë drejt Italisë? Moderatorja zbulon si qendron e vërteta e kontratave

schedule19:35 - 6 Korrik, 2021

schedule 19:35 - 6 Korrik, 2021

E ftuara e sotme e “Edicionit Veror” është moderatorja shume e dashur nga publiku, Eva Murati. Nga ambientet fantastike të “Equos Resort”, ajo ka zbuluar shumë detaje lidhur me karrierën e saj dhe padyshim nuk ka munguar jeta e saj private.

Pas suksesit në mediat fqinje, Eva e pyetur nëse “do të rrëmbehet” nga Italia ka zbuluar se ka marrë oferta goxha tunduese. Por që padyshim moderatorja nuk do e lërë pas dore Shqipërinë.

A do na e marr Italia Evën?

Drejt asaj rruge është dhe për të thënë të vërtetën po bën oferta goxha tunduese. Por absolutisht zemra ime do të mbetet gjithmonë këtu në Shqipëri. Do të shkoj e do të vij me projekte të ndryshme. Detajet t’i lëmë sekret kur ta prekim atë vijën e finishit”.

Më tej, ajo ka zbuluar se pas dy kontratave të suksesshme, ka tashmë edhe një tjetër kontratë me firmën e njohur të kafesë.

“Pas kontratave zyrtare në Itali me ‘Yamamay’ dhe ‘Carpisa’, tashmë do të jem imazhi i një tjetër brandi shumë të rëndësishëm atje siç është Lavazza, kafja e famshme. Shumë shpejt do të iki atje, jo vetëm të zyrtarizoj kontratën, por do të bëj edhe një vizitë në fabrikën e Lavazzës dhe në muzeun e tyre, që mu duk shumë interesante dhe mezi po pres ta provojë si eksperiencë”. l.k/abcnews.al