Skënder Brataj shpërndan videon: Si të evitoni mbytjen në det

schedule14:42 - 6 Korrik, 2021

schedule 14:42 - 6 Korrik, 2021

Me nisjen e sezonit veror në vendin tonë janë shënuar disa raste të mbytjes së pushuesve në det. Nisur nga kjo situatë mjeku Skëndër Brataj ka shpërndarë në rrjetet sociale disa këshilla për të shmangur aksidente të tilla me pasoja tragjike.

“Deti është për t’u shlodhur jo për të humbur jetën! Si të eviton mbytjen në det! Një fenomen që përsëritet çdo vit rregullisht.

Humbja e jetës në det ndodh shpesh për disa fenomene që duhet ti njohim. Po ashtu në këtë video shpjegohen si lindin këto fenomene dhe si duhet vepruar për të dhënë ndihmën e parë.

Kushtojini vetëm gjashtë minuta videos së mëposhtme.  Dr.Skender Brataj”, shkruan mjeku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!