Ka humbur plot 13 kilogramë, Gjiko thotë se meritat i shkojnë vetëm një personi

schedule21:31 - 5 Korrik, 2021

schedule 21:31 - 5 Korrik, 2021

Reperi shumë i dashur për publikun, Gjiko, është rikthyer në formën e duhur trupore pas një ndryshimi të dukshëm të bërë në pamjen e jashtme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi të publikuar në InstaStory. 30-vjeçari ka treguar se ka humbur plot 13 kilogramë përmes palestrës.

“- 13”, ka shkruar Gjiko duke etiketuar edhe trajnerin, i cili e ndihmoi.

Kujtojmë që vetëm pak javë më pare, ai solli bashkëpunimin me Ermal Fejzullahun. Ndërkohë po ashtu ka bashkuar forcat edhe me artistet Nora Istrefi e Melinda Ademi për këngën e radhës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!