Artan Hoxha zbërthen me kode lëvizjet në Policinë e Shtetit

schedule16:50 - 5 Korrik, 2021

schedule 16:50 - 5 Korrik, 2021

Mëngjesin e sotëm policia e shtetit njoftoi se drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu firmosi lëvizje në 10 qarqe të vendit duke përjashtuar vetëm Tiranën dhe Gjirokastrën nga “shkundja”.

Por më tepër se ristrukturim që pritej në urdhrin e Ardi Veliut vërehet se kemi të bëjmë me të njëjtët emra që lëviznin nga njëri qark në tjetrin me përjashtim të Oltion Bistrit, i cili nga komisariati nr. 2 në Tiranë ngrihet në detyrë duke shkuar drejtor në qarkun e Durrësit.

Lexo edhe: Të gjitha lëvizjet në policinë e shtetit

Rokada nuk ka lënë shijen që pritej as te gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili në një postim në Facebook shprehet se “furtuna” që pritej nga paralajmërimi që u bë, rezultoi një “fllad” i freskët veror, ndërsa ka edhe një lutje.

Në ditet e të “nxehtit” afrikan, prisnin “furtune”, por fryu vetem nje “fllad” i fresket veror. Kam frike se nga gushti, do bej prape shume “nxehte”…

Zot në qiell, mbaje doren….Për ata, qe marrin vesh nga shahu, ore, a eshte rrokadë, kur mbreti ose mbreteresha nderrojne vendin me torren?! Po keta, që luajne dam 9-sh, ta bejne rrokaden, duke nderruar vendet oficeri me kalin, ose anasjelltas” shkruan Hoxha. / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!