Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Velipojë ku një pushues 55 vjeç është mbytur në det.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se viktima Pjetër Gjorovina është nga fsahti Stajka në Velipojë, ku shkak për mbytjen duket se është bërë koha e keqe dhe deti me dallgë.
Ndër të tjera mësohet se për shkak të dallgëve kanë rrezikuar edhe tre pushues të tjerë.
Sipas informacioneve mësohet se dy pushues janë shpëtuar nga rojet bregdetare, ndërkohë që 55 vjeçari nuk ka arritur që të mbijetojë.e.su./abcnews.al