Një 40 vjeçare sëbashku me 3 fëmijët e saj ka pësuar djegie të mëdha në trup si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit që ndodheshin në magazinën e hotelit të tyre në Velipojë.
Shefi i shërbimit te zjarrfikësve Shkodër, Agron Dibra në një prononcim për mediat është shprehur se deri më tani nuk është arritur në një konkluzion përfundimtar pasi mungojnë dëshmitë e familjarëve apo të personave që kanë qenë në vendin e ngjarjes.
Dibra thekson se nga dëshmitë dhe ajo që është konstatuar shkak për këtë ngjarje është bërë rrjedhja e gazit nga një bombol kampingu për shkak të mospërdorimit për një kohë të gjatë.
“Ngjarja ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit, që sipas ekspertit dhe dëshmive është aktivizuar sapo është ndezur flakë ka shpërthyer. Ndërkohë mungesa e dëshmive ka penguar edhe punën tonë”, ka thënë Dibra.
Dibra sqaron se bombolat e kampingut kane shkaku kryesor i aksidenteve me pasoja të renda. Pasi një pjesë e mirë e qytetarëve i mbushin ne pikat e karburantit.
“Rrjedhja e bombolave të kampingut është shumë e rrezikshme, sidomos në Velipojë, ku bombolat rrinë për 10 muaj pa përdorur dhe kur ato vihen në punë janë shumë të rrezikshme. Shpesh kam bërë apel për këtë që bombolat të përdoren vetëm në ambiente të hapura. Përdorimi i tyre është shumë i rrezikshëm, dhe furnizimi i tyre në pikat e karburantit është jashtë standarteve”, shprehet ai.
Si shkak i shpërthimit të bombolës së gazit janë lënduar rëndë 4 anëtarët e familjes Gjoka të cilët kishin një ditë që kishin ardhur nga Italia, për të hapur hotelin e tyre për sezonin turistik./abcnews.al