Nesër rikthehet “ferri”, temperaturat fillojnë të ulen vetëm në fundjavë

schedule12:20 - 5 Korrik, 2021

schedule 12:20 - 5 Korrik, 2021

Kjo javë ka nisur me kthjellime dhe me vranësira kalimtare duke sjellë dhe disa reshje afatshkurtra në zonat malore.

Meteorologu Hakil Osmani, bën me dije se vendi ynë duke filluar nga e marta e deri të premten do të jetë në  mbizotërimin e temperaturave të larta ku pritet që të regjistrohet vlera në 40 gradë.

Ndër të tjera ai thekson se fundjava pritet që të sjellë ulje temperaturash dhe herë pas herë dhe rrebeshe.

“Dita sot do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave, që do të krijojnë mundësi për rrebeshe në zonat veriore dhe pjesërisht në zonën qendrore. Nga dita e martë dhe e premte pritet që të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, më të dukshme në zonat lindore.

Vlerat termike do të shënojnë një rritje deri në 40 gradë celsius, ndërsa në fundjavë do të kemi një ulje të temperaturave në vlerat termike dhe prani të vranësirave që do të krijojnë mundësi për rrebeshe afatshkurtra në zonat lindore”, ka thënë ai.

Gjithashtu dhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë java do të jetë nën mbizotërimin e vlerave të qëndrueshme termike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!