Presidenti amerikan Donald Tramp ka nisur polemikat me homologun e tij francez Makron sapo ka mbërritur në Paris. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi ofenduese idenë e Makron për krijimin e një ushtrie europiane për tu mbrojtur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe Rusia.
Sapo ka mbërritur në Paris, Tramp ka sulmuar homologun e tij francez Emanuel Macron duke i thënë se ai duhet të paguajë atë që i detyrohet Natos. Trump ndodhet në Francë për t’iu bashkuar liderëve të tjerë në festimet solemne të përvjetorit të përfundimit të luftës së parë botërore. Sapo avionic presidencial amerikan është ulur në pistën e aeroportit në Paris, kreu i Shtëpisë së Bardhë reagoi ashpër nëpërmjet Tuiterit, ndaj deklaratës së presidentit francez Emanuel Macron për krijimin e një ushtrie europiane.
Një deklaratë që shkaktoi reagimin e menjëherëshëm të Trump: “Makron sugjeron që Europa duhet të dijë të mbrohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe Rusia. Është ofenduese. Europa duhet të nisë të paguajë për mbrojtjen atlantike që suvensionohet nga shtetet e bashkuara të amerikës.”
Ka ndryshuar në mënyrë të pakorrigjueshme toni i marrëdhënieve dypalëshe, që nga koha e vizitës së 14 korrikut 2017: kur Tramp ishte i ftuar nderi në paradën ushtarake në Champs-Elysée për festëm kombëtare të fitores së Bastijës, e më pas dy ciftet presidenciale darkuan në Kullën Eifel. Ishte koha kur Emanuel Makron shpresonte se mund të ndërtonte një marrëdhënie të mirë me homologun amerikan.
Por zhgënjimi i parë erdhi shumë shpejt me deklaratën se administrate amerikane nuk ka ndërmend të respektojë marrëveeshjet e Parisit për ndryshimet klimaterike.
Një tjetër zhgënjim për Makron ishte vendimi i Tramp për të denoncuar marrëveshjen për programin bërthamor me Iranin, menjëherë pasi Makron shkoi në Shtëpinë e Bardhë për të bindur Tramo që të mos e bënte një gjë të tillë. /abcnews.al