Variantet e reja të Covid 19 janë kthyer në një shqetësim për shumë vende. Sllovakia është një ndër vendet që pritet që të ndryshojë dhe të rikthejë deri diku masat anti Covid.
Mediat bëjnë me dije se Sllovakia po forcon në mënyrë drastike rregullat e saj për hyrjet në vend. Duke filluar nga 9 korriku, të gjithë personat t e pavaksinuar do të duhet të karantinohen për 14 ditë, sipas një dekreti të ri të lëshuar nga qeveria sllovene të shtunën.
Kjo vlen pavarësisht nga vendi i origjinës. Udhëtarët që janë vaksinuar plotësisht prej të paktën 14 ditë përjashtohen nga karantina.
Udhëtarët tranzit janë të përjashtuar, gjithashtu, nga karantina, megjithatë, duhet t’i përmbahen rrugëve të paracaktuara rrugore./abcnews.al