Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Varane larg Real Madrid, arrin marrëveshjen me gjigantët e Premier League

schedule18:59 - 4 Korrik, 2021

schedule 18:59 - 4 Korrik, 2021

Real Madrid do duhet të përballet edhe me humbjen e Raphael Varane këtë verë. Mbrojtësit të Francës i skadon kontrata në verën e vitit 2022 dhe nuk ka gjetur marrëveshjen për të rinovuar.

Në këto kushte Real Madrid nuk dëshiron ta humbë pa fituar asnjë para yllin e vet dhe e ka nxjerrë në shitje. Manchester United është klubi më i interesuar për 28-vjeçarin.

Prej javësh zgjasin tratativat për mbrojtësin dhe mësohet se anglezët kanë gjetur akordin me lojtarin. Mediet angleze raportojnë se kanë arritur marrëveshje për kontratë 5-vjeçare.

Oferta e parë për Real Madrid ishte 45 milionë, por ky propozim u përball me refuzimin e Real Madrid. Florentino Perez nuk lëviz nga pretendimi për 60  milionë euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!