Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

COVID-19/ Asnjë humbje jete dhe vetëm një i infektuar në 24 orët e fundit

schedule16:51 - 4 Korrik, 2021

schedule 16:51 - 4 Korrik, 2021

Edhe ditën e sotme në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktimë për shkak të infektimit me koronavirus. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë kryer 2144 testime dhe vetëm një rast ka rezultuar i infektuar me covid-19.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 4 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,027 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        1

Të shëruar në 24 orë     4

Të shtruar në spitale      4

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2144

Testime totale            817,479

Raste pozitive             132,535

Raste të shëruara       130,027

Raste Aktive                  52

Humbje jete                 2,456

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          21

Shkodër       10

Elbasan        6

Durrës           5

Vlorë             5

Lezhë           2

Korçë          2

Fier              1

e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!