Operacioni ndërkombëtar, bashkëpunëtorët e policisë: Maksim Sota shok me kreun e bandës së drogës

schedule12:32 - 4 Korrik, 2021

schedule 12:32 - 4 Korrik, 2021

Këtë të dielë jepet vendimi për 28 të arrestuarit dy ditë më parë në operacionin e përbashkët ndërkombëtar  të koduar “Shpirti”, hetime që kanë nisur që në vitin 2016.

Në dosjen e siguruar nga abcnews.al shpjegohet me detaje të gjithë struktura e grupit kriminal të drogës, ku shqiptarët e akuzuar në bashkëveprim me shtetas italian dhe shqiptarë që ndodheshin në Itali kanë zhvilluar këtë transport të drogës ga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në dosjen e Prokurorisë, janë përgjimet e grupeve kriminale, si dhe dëshmitë e të penduarve të drejtësisë, të cilët kanë rrëfyer para autoriteteve italiane fakte e prova që kompromentojnë dhe implimentojnë në veprimtari kriminale prokurorin Maksim Sota.

LEXO EDHE: Zyrtarët e policisë të arrestuar në megaoperacion mundësonin trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali

Dy nga bashkëpuntorët e policisë Donjol Drolli dhe Mariglen Shusha janë dhe ato që kanë ndihmuar në të dhënat e tyre për funksionimin e këtij grupi kriminal.

Drolli  i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, thotë se kreu i grupit kriminal, Ilirjan Ducellari, ku ai bënte pjesë, i kishte siguruar shtëpi me qira prokurorit Sota jashtë Shqipërisë, ku ai qëndronte me bashkëshorten dhe fëmijët. Ndër të tjera bashkëpuntori i drejtësisë thekson se në të njëjtën shtëpi ka qëndruar edhe Mariglen Shusha një tjetër bashkëpuntori i drejtësisë.

Sipas tij, prokurori kishte dijeni që Ilirjan Ducellari (Zaimi) ishte i përfshirë në trafik droge dhe pavarësisht kësaj ai ka qëndruar në këtë banesë.

Nga ana tjetër bashkëpuntori tjetër i drejtësisë Mariglen Shusha ka deklaruar momente takimi mes drejtuesit të gruoit kriminal Ilirjan Duçellari (Lani) dhe prokurorit Maksim Sota, për probleme të ndryshme që kishin të bënin me drejtësinë dhe institucionet shtetërore, për të cilat ka dhënë zgjidhje prokurori Sota.

Ndër të tjera Shusha ka bërë me dije se në banesën e paguar nga Duçellari përveç prokurorit Sota kmë parë kishte qëndrar edhe zv.Drejtori i Policisë së Vlorës Ilirjan Balla.

LEXO EDHE: Miliona euro pasuri, të gjitha detajet nga zbulimi deri të shkatërrimi i grupit të trafikantëve

“Nga deklarimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, Mariglen Shusha, ai ka deklaruar rrethana takimi dhe bisedimi mes drejtuesit të grupit kriminal, Ilirjan Duçellar (Lani) dhe prokurorit Maksim Sota, për probleme të ndryshme që kishte me drejtësinë dhe institucionet shtetërore, duke detajuar raste konkrete, për të cilat prokurori Maskim Sota ishte angazhuar për zgjidhjen e këtyre problemeve. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen Shusha, ka deklaruar faktin se shtetasi Ilrjan Duçellari (Lani) ju kishte siguruar një banesë me qira, të cilën e paguante ai dhe aty kishin qëndruar bashkë me prokurorin Maksim Sota dhe bashkëpunëtorin e drejtësisë, Mariglen Shusha, ndërkohë që më parë në atë banesë kishte qëndruar edhe Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë, Ilirjan Balla. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen Shusha, ka deklaruar se prokurori Sota ishte shok me Lanin dhe se ishte në dijeni se bashkëshortja e tij qëndronte me fëmijën e sëmurë në Romë, të cilët i kanë ndihmuar shtetasit Orhan Duçellari dhe Ilirjan Ducellari”, thuhet më tej në dosjen e SPAK.

Për këtë arsye, Prokurori e Posaçme ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës ndaj Maksim Sotës dhe gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

Gjithashtu SPAK thekson se mes të arrestuarve janë dhe dy ish shoqëruesit e ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Hekuran Marku dhe Agustin Deda.e.su./abcnews.al