Mes viktimave të nxjerra nga rrënojat e pallatit të shembur në Miami ishte edhe një vajzë e vogël 7-vjeçare. Mediat e huaja kanë zbuluar një detaj prekës.
Babai zjarrfikës i vogëlushes ka qenë pjesë e operacionit të shpëtimit dhe vetë ai ka mbajtur në duar trupin e vajzës në momentin që kanë mundur ta nxjerrin nga rrënojat e ndërtesës së shembur javën e kaluar.
Ai ka ruajtur vigjilencën për nëntë ditë dhe ishte atje kur ajo u nxor nga rrënojat. Stella Cattarossi ishte një nga dy viktimat e tjera të nxjerra nga rrënojat të premten, duke e çuar numrin e të vdekurve në 22, ndërsa 126 persona janë ende të zhdukur.
Banorëve të një blloku tjetër u është thënë të largohen për arsye sigurie. Zyrtarët po hetojnë shumë nga blloqet lokale të pallateve për gabime strukturore pas shembjes së pjesshme të godinës së Champlain Towers South në Surfside në 24 qershor. Një inxhinier ka thënë në janar se Crestview nuk është “strukturisht as elektrikisht i sigurt për të banuar “.
Ekipet vazhdojnë të pastrojnë rrënojat e 12 kateve Champlain Towers South. Sakaq, Stella Cattarossi është fëmija i tretë i nxjerrë nga rrënojat deri tani. Ajo ishte me nënën, gjyshërit dhe një teze që kishte ardhur për vizitë nga Argjentina. g.v/abcnews.al