Lewis Hamilton do të vazhdojë të jetë pilot i Mercedes edhe për dy vite të tjera. Skuderia gjermane e Formula 1, ka rinovuar kontratën me kampionin anglez. Zyrtarizimi ka ardhur nëpërmjet një postimi të Mercedes në Twitter.
He’s staying… ? @LewisHamilton pic.twitter.com/bDaHhlP8Iv
— Mercedes-AMG PETRONAS F1 Team (@MercedesAMGF1) July 3, 2021
Rinovimi do të bëjë që 7 herë kampioni i botës të arrijë në 11 sezone me Mercedes, që është periudha më e gjatë për një pilot me të njëjtën skuderi në Formula 1.
36-vjeçari renditet i dyti në sezonin aktual. Hamilton ka fituar tre gara dhe numëron 138 pikë, 18 më pak se kryesuesi Max Verstappen i Red Bull. /abcnews.al