Një 51-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur karburant nga mjetet e parkuara për ndërtimin e rrugës së By Pass-it.
Sipas uniformave blu është arrestuar I. M., 51 vjeç, banues në fshatin Kaninë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 51 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke vjedhur një sasi karburanti nga mjetet e parkuara për ndërtimin e rrugës së By Pass-it në Vlorë,” thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al