Monolog nga Erion Kristo
Ne bëjmë shumë për fëmijët tanë, problemi ynë është se nuk kujdesemi për fëmijët e të tjerëve dhe këtu shoqëria jonë fillon të çalojë. Në luftën për para jemi gati t’ua nximë gjithë të tjerëve, madje të shkelim te fëmijët e të tjerëve. Nëse duam fëmijët tanë nuk ka asnjë arsye përse mos të duam dhe fëmijët e të tjerëve, ata janë po aq të mirë sa fëmijët tanë, kryesorja është të mos u cenojmë prindërit atyre.
Po për sa kohë njerëzit do ta humbin jetën në mënyrën më të pa arsyeshme, ky vend nuk do gjejë paqe. Çmimi i jetës në këtë vend është katandisur atje sa nuk ka më klithëm që e mban. Shqiptarët po e humbin jetën nga të katërt anët. Madje shumë më tepërt jashtë vendit sesa në Shqipëri, po për ata ne nuk kemi fare dijeni se ç’ndodh me ta. Kujtojmë se kanë ikur e s’janë më përgjegjësia jonë.
Problemi që më shqetëson më shumë është që asnjëri se vë ujin në zjarr për këtë çështje shumë të madhe. Po flasim për jetën, për atë gjë pa të cilën nuk mund të ketë asgjë tjetër. Pyetja ime është shumë e thjeshtë: a ka intelektualë ky vend, a ka njerëz, a ka prindër apo thjeshtë revoltë momenti dhe harrim pas pak orëve.
Një shprehje popullore thotë që nuk duhet të bëhemi të mençur pasi ka ndodhur ngjarja, po pikërisht në momentin e duhur dhe momenti i duhet është të bëhemi të mençur para se çdo gjë e keqe të ndodh, të bëhemi të mençur duke nxjerrë mësime nga gabimet tona. Ndërkohë gabimi themelor i joni është teprimi me fëmijët tanë.
O prind në kohën që i dhuron një makinë të shtrenjtë fëmijës tënd je duke e shkatërruar me duart e tua, po kaq pak të dhimbset ky fëmijë, sa je ti shkatërruesi i jetës tënde. O gjyshër e gjyshe thirrja ime është për ju, thuaji pak niprave dhe mbesave ta vënë pak këmbën në frenë, nëse nuk doni tua festoni ditëlindjet në varreza.
Për mua vizioni që duhet të ketë shoqëria në raport me jetën është raport zero. As edhe një njeri i vetëm nuk duhet të humbi jetën sepse siç thotë shprehja e vjetër nëse një njeri cenohet, gjithë njerëzit cenohen. Përmes efektit domino, çdo e keqe që shkaktojmë do na kthehet neve vetë. E vetmja gjë që dua të them është kjo, e vetmja jetë që duhet të jetohet është një jetë me dinjitet dhe qëllime të larta.
/ Abcnews.al