Përjashtohet nga Lojërat Olimpike të Tokios (23 korrik-8 gusht) Sha’Carri Richardson, atletja e garave të shpejtësisë, lajm që u reportua nga The Gleaner.
Një test i kryer nga WADA (Agjensia Botërore Anti-Doping) ka nxjerrë pozitive për përdorim kanabisi 21-vjeçaren nga Teksasi.
Një gjë e tillë ka sjellë pezullimin e kampiones së garës për 100 metra, që i bie të ketë humbur pjesëmarrjen në Japoni.
Një gafë fatale e Richardson, e cila mbetet pa pjesëmarrje në Lojerat Olimpike të Tokios.
Sipas Kodit Botëror Anti-Doping të vitit 2021, kanabisi konsiderohet si një “substancë abuzimi”, sepse përdoret shpesh në shoqëri jashtë kontekstit të sportit.
Nëse një atlet që rezulton pozitiv për një substancë të tillë mund të tregojë se ka ndodhur jashtë konkurrencës; nuk kishte lidhje me performancën sportive; dhe pranon t’i nënshtrohet një programi trajtimi të ilaçeve; dënimi mund të ulet në një muaj. /abcnews.al