Gjermania nuk shkoi më larg se raundi i 1/8-ve në Euro 2020. Anglia e Gareth Southgate mposhti 2-0 “Pancerat” e Low, duke i eliminuar nga kompeticioni.
Joachim Low do t’i lërë vendin Hansi Flick, teksa e ka mbyllur me kombëtaren edhe Toni Kroos. Një nga mesfushorët më të mirë të dekadës së fundit ka vendosur të tërhiqet nga Gjermania.
31-vjeçari i Real Madrid ka bërë publike gjithçka me anë të një postimi në “Instagram”, aty ku e cilëson të parevokueshëm vendimin për të mbyllur aventurën me katër herë kampionët e botës.
View this post on Instagram
“Dua të fokusohem plotësisht te familja ime dhe Real Madrid“, shkruan Toni Kroos, i cili debutoi me Gjermaninë në marsin e vitit 2010.
Gjatë kësaj periudhe ka luajtur 106 ndeshje dhe numëron 17 gola të realizuar. Kulmi ishte viti 2014, kur Kroos dhe shokët e tij triumfuan në Botërorin e Brazilit duke dërguar Gjermaninë në majën e botës. /abcnews.al