Historia tronditëse e rrëmbimit të një 20 vjeçarje dhe makthi që ajo përjetoi për vite me radhë deri në momentin që shpëtoi nga duart e një krimineli sadist, do të përshkruhet në një dokumentar që pritet të publikohet së shpejti.
Titulli i dokumentarit do të jetë: “Snapped Notorious: the Girl in the Box”. Colin Stan u rrëmbye në 1977 dhe për shtatë vite, njeriu që e rrëmbeu e ka trajtuar si një “skllave seksi”.
Gruaja e guximshme, e cila jo vetëm që i mbijetoi torturave, por edhe shpëtoi, u quajt nga mediat “vajza në kuti”, kur u bë e ditur se rrëmbyesi i saj e kishte mbajtur të mbyllur për pjesën më të madhe në një kuti prej druri që dukej si një arkivol, ndonjëherë për 23 orë në ditë.
“Unë nuk di si të shpjegoj efektin që errësira ka në shpirtin e njeriut”, tha Colin Stan për rastin që tronditi publikun në vitet 1980.
Ajo besoi te çifti pasi ata kishin në makinë edhe fëmijën e tyre dhe dukeshin një familje normale. Rreth gjysmë ore pasi ajo hipi në makinë, Hooker u kthye në një rrugë të errët dhe e goditi atë në qafë.
Ai më pas e lidhi para se ta dërgonte në shtëpi. Disa orë më vonë, ajo u mbajt në bodrumin e shtëpisë së burrit maniak, i cili hoqi rrobat e saj dhe e vari lakuriq nga kyçet e dorës. Ky ishte fillimi i një makthi që do të zgjaste shtatë vite, deri në arratisjen e saj.
“Ai më thoshte,” Bërtit por unë do të pres kordat e tua të zërit “,” tha Stan. Jeta e saj në duart e Cameron Hooker, një 23-vjeçari që punonte në një fabrikë druri dhe fshihte një kafshë të vërtetë brenda, përfshinte urinë, përdhunimin, dhunën dhe tortura të tjera fizike dhe psikologjike.
Hooker i lidhi kyçet dhe e vari atë nga tavani, ndërsa disa herë të tjera ai e linte për ditë të tëra të mbyllur në një kuti druri.
Disa herë, ai e ka detyruar të futet në një kuti prej druri që dukej si një arkivol dhe ndodhej poshtë shtratit që ai ndante me gruan e tij, Janice. Gruaja shpesh qëndronte atje për 23 orë në ditë. Përversiteti i Hookerit nuk kishte asnjë kufi, pasi ai kishte krijuar pajisjet e tij të torturës, të cilat i shkaktuan dëme të përhershme shpinës dhe shpatullave të viktimës.
Ai e kishte detyruar viktimën e tij të nënshkruante një “kontratë”, në të cilin shkruhej se ajo do të bënte gjithçka që i kërkonte “mjeshtri”, që nga veprimet seksuale te punët e shtëpisë. Në 1978, Janis Hooker lindi fëmijën e saj të dytë në shtratin mbi “arkivolin” e Stan.
Hooker gradualisht e bindi viktimën e tij se nëse ai do të përpiqej të dilte nga arkivoli, një organizatë e fuqishme do ta gjente atë dhe do të lëndonte atë dhe familjen e saj. Duke dashur të shmangte ndëshkimin, vajza u sigurua që të veprojë në përputhje me atë që i kërkohej dhe kurrë nuk u përpoq të shpëtonte, raporton abcnews.al
Për shumë vite fqinjët besuan se gruaja që shihnin herë pas here në shtëpi ishte thjesht një ndihmëse.
Në 1981, ajo vizitoi familjen e saj por më pas u kthye te Hooker, gjë që tregon se sa kishin ndikuar kërcënimet e tij. Tre vite më vonë, ai i dha asaj leje për të punuar në një hotel.
Pika e kthesës ndodhi në 1984, kur Hooker i tha gruas së tij se donte ta bënte Stan “gruan e tij të dytë” dhe të sillte në shtëpi më shumë “skllevër”. Janis Hooker i tha Stanit se ajo që ai i kishte thënë për organizatën e fuqishme ishte një gënjeshtër dhe e ndihmoi atë të shpëtonte. Stan telefonoi rrëmbyesin e saj nga stacioni i autobusit dhe i tha se po largohej. Sipas saj, ai qau.
Megjithëse shpëtoi, Stan vazhdoi të telefononte Hooker dhe nuk e denoncoi kurrë në polici. Ajo tha se donte t’i jepte një shans për të ndryshuar. Sapo shkoi në shtëpi, Stan u regjistrua në shkollë dhe u diplomua për kontabilitet. Ajo u martua dhe lindi një vajzë.
Gjithashtu u bë anëtare e një organizate për gratë e abuzuara.
Janice Hooker, gruaja e rrëmbyesit, ishte pikërisht ajo që denoncoi burrin e saj duke kërkuar mbrojte nga policia. Hooker, tani 67 vjeç, u dënua në 1985 me 104 vite burg për rrëmbimin, torturimin dhe përdhunimin e Stan. s.ba/abcnews.al