Kanadaja përfshihet nga zjarret, 62 vatra të reja në 24 orë

schedule13:22 - 2 Korrik, 2021

schedule 13:22 - 2 Korrik, 2021

Pas valës së të nxehtit anormal, Kanadaja është përfshirë nga zjarret. Vetëm 24 orët e fundit janë regjistruar 62 vatra të reja në perëndim të vendit. Ndërsa në pesë ditët e fundit janë regjistruar 486 viktima si pasojë e temperaturave të larta.

 

Mediat kanadeze raportojnë se 90% e fshatit Lytton është shkatërruar, si pasojë e zjarreve pas regjistrimit të temperaturës rekord prej 49.6 gradë. Situata e emergjencës nuk ka përfunduar ende, pasi meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit po zhvendoset në lindje të vendit.

Kryebashkiaku i Lytton kishte paralajmëruar evakuimin e banorëve dhe konfirmoi se e gjithë zona është shkrumbuar. Lytton ndodhet rreth 260 kilometra në veri lindje të Vancouver.

 

Autoritetet po  hetojnë për vdekjet, ndërsa shkencëtarët lidhin temperaturat rekord me ndryshimet klimatike. British Columbia regjistroi 62 vatra të reja zjarri në 24 orët e fundit. Ministri kanadez i mbrojtjes me anë të një mesazhi në Twitter u shpreh se forcat e armatosura janë në terren në ndihmë të banorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!