Ashtu siç edhe u njoftua, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi këtë të premte seancën për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj, i cili pas verifikimeve të Prokurorisë rezultoi i dënuar me 3 vite burg në Greqi.
Lexo edhe: U denoncua nga PD, Prokuroria: Kreu i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj i dënuar në Greqi
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, deklaroi se Ismailaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikuar, duke shtuar se vlerësimin e veprës ekuivalente në Shqipëri krahasuar me atë të bërë në një shtet të huaj nuk e bën KQZ, por Prokuroria.
Lexo edhe: Dekriminalizimi, gazetarja e “ABC”: Kryebashkiaku i Mallakastrës mund të shpëtojë
Në këtë mënyrë KQZ vendos që Ismailaj të qëndrojë si kryetar i Bashkisë së Mallakastrës.
“Vlerësimin e veprës ekuivalente në Shqipëri krahasuar me atë të bërë në një shtet të huaj nuk e bën KQZ, por Prokuroria. Ata na kanë thënë se vepra për të cilin ai është dënuar në Greqi, dënohet maksimalisht me gjobë në Shqipëri”, tha ai.
/abcnews.al/