Mjeku Skënder Brataj është takuar me virologun e njohur Arban Domi duke ndarë edhe foto në rrjetet sociale.
Brataj shkruan se në lidhje me pandeminë mendojnë njësoj, se e keqja më e madhe është kaluar, dhe nuk do të ketë më një valë me përmasa të asaj që ka kaluar.
Megjithatë ai bën thirrje për respektim të rregullave dhe vijimin e procesit të vaksinimit në masë!
Statusi i plotë
VITI I PANDEMISË NXORRI DHE NA NJOHU ME SA PASURI INTELEKTUALE KEMI NE SHQIPTARËT NËPËR BOTË!
Profesionistët tanë, kudo që ishin, dhanë nje konribut të çmuar nëpërmjet intervistave, eksperiencave, këshillimeve dhe njohurive shkencore, në të gjitha mediat shqiptare. Jo rrallë po ndodh të takohemi edhe fizikisht me ta.
Kësaj here, pata kënaqësinë të kisha për vizitë në Qendrën Kombëtare te Urgjencës Mjeksore , Dr.Arban Domi. Pasi biseduam për shëndetin dhe hallet tona, për çfarë mund të flisnim tjetër? Kuptohet, për vitin e pandemisë, sëmundjen, SarsCov2/Covid-19. Shkëmbimi i eksperiencës, edhe në këto ditë të nxehta korriku, ishte i domosdoshëm.
Dr. Domi, me atë qetësinë e tij, të dëgjon me kujdes, të kritikon me kulturë, të përgjigjet shkencërisht dhe të falenderon miqësisht për atë që kemi bërë në këto muaj pandemie: Ajo që është e rëndësishme, është fakti që të dy e mendojmë njësoj: E keqja më e madhe ka kaluar! Nuk do të ketë valë me përmasa si ato që kaluam! Vaksinimi duhet të vazhdojë në masë! Vaksinimi duhet të bëhet edhe nën moshën 18 vjeç!
Kujdesi për një pandemi që nuk ka mbaruar duhet të jetë në vazhdim, me respekt im të masave dhe vaksinim në masë.
FALENDERIM për kontributin e të gjithëve ju, kudo që jeni!
Dr. Skënder Brataj