Nuk u aprovuan nga rregullatori i barnave, Zvicra i dhuron Covax-it 4 milionë doza të AstraZeneca-s

schedule15:56 - 30 Qershor, 2021

schedule 15:56 - 30 Qershor, 2021

Zvicra pritet t’i dhurojë katër milionë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca programit të ndarjes së vaksinave Covax. Lajmin e bëri të ditur qeveria e vendit.

Zvicra rezervoi fillimisht 5.4 milionë doza të kësaj vaksine për programin e saj të vaksinimit, por rregullatori mjekësor i vendit Swissmedic ende nuk e ka aprovuar dozën, me arsyetimin se nuk ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme nga testet klinike.

Ky është shembulli i radhës nga një trend në rritje i disa vendeve që po kërkojnë të “shpëtojnë” nga dozat e blera nga gjiganti farmaceutik britaniko-suedez.

“Përmes shpërndarjes së pabarabartë të vaksinave ne mund të presim që pandemia të vazhdojë për një kohë të gjatë,” tha qeveria në një deklaratë, duke kërkuar të luante një rol të vogël në rregullimin e çështjes.”

Zvicra ka porositur dukshëm më shumë vaksina të prodhuara me teknologjinë e mArn  nga Moderna dhe nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech. s.b/abcnews.al/