Manuel Locatelli është një nga lojtarët më të kërkuara në merkato. Mesfushori italian po zhvillon një Europian shumë të mirë dhe Sassuolo kërkon 40 milion euro për ta lënë të lirë.
Juventusi e pëlqen prej kohësh dhe mbetet në avantazh për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit, por disa klube të tjera janë futur në garë.
Dortmund dhe Arsenal po përgatisin ofertat e tyre për mesfushorin italian. Interesim ka edhe nga PSG, që po monitoron situatën.
Presidenti i Sassuolos e ka bërë të qartë që nuk pranon shkëmbime dhe nevojiten 40 milion euro të thata për të lejuar largimin e Locatellit. /abcnews.al