Forcat e Armatosura greke zhvilluan një tjetër stërvitje ushtarake me artilerinë e rëndë duke demonstruar forcën përballë armiqve. Stërvitja përfshinte një gamë të gjerë misionesh në tokë, ajër dhe det nga Forcat Speciale.
Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Alkiviadis Stefanis u shpreh se “Pozicioni gjeostrategjik i Greqisë na sjell ballë për ballë me sfida dhe kërcënime që e bëjnë rolin e Forcave të Armatosura veçanërisht kërkuese për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar të Greqisë, por edhe si një faktor stabiliteti në Mesdheun Lindor” duke i dërguar një mesazh të qartë Turqisë.
Në muajt e fundit të vitit të kaluar Greqia dhe Turqia ishin në prag të konfliktit pas akuzave dhe provokimeve për cështjen e kufirit detar.
/ Abcnews.al