Vaksina ruse Sputnik V është 90% efektive kundër variantit Delta, sipas një njoftimi të institutit Gamaleya që prodhoi vaksinën. Rikujtojmë se sipas një studimi të mëparshëm, studiuesit theksuan se vaksina ishte rreth 92% efektive kundër variantit Delta.
Sipas të njëjtit burim, shkalla e efektivitetit kundër Delta u llogarit në bazë të të dhënave nga regjistrat mjekësorë digjitalë, si dhe të dhënave të vaksinimit.
Aktualisht rreth 50 vende kanë miratuar vaksinën ruse. Ndërkohë Rusia është në pritje të miratimit të vaksinës së saj në Bashkimin Europian, ndërsa disa vende të BE-së si Hungaria dhe Sllovakia kanë miratuar tashmë vaksinën./abcnews.al