Holanda miraton Pfizer për grupmoshat 12-17 vjeç

schedule14:54 - 29 Qershor, 2021

schedule 14:54 - 29 Qershor, 2021

Holanda ka miratuar Pfizer për grupmoshat 12-17 vjeç, në një përpjekje për të parandaluar një valë të re të pandemisë gjatë muajve të ardhshëm.

“Duke marrë parasysh situatën, ne rekomandojmë vaksinën Pfizer-BioNTech  për të gjithë grupmoshat  12-17 vjeç,” sipas një deklaratë të institutit të shëndetit publik.

Vaksina  mbron fëmijët nga simptomat më të rënda të sëmundjes. Ministri holandez i Shëndetësisë Hugo de Jongge tha javën e kaluar se ai preferon të vaksinojë adoleshentët në mënyrë që variantet e tjera më ngjitëse të virusit të mos shkaktojnë një valë të re në vjeshtë.

Në këtë mënyrë, Holanda ndjek shembullin e Shteteve të  Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera europiane që tashmë kanë filluar vaksinimin e adoleshentëve. Holanda ka vaksinuar 15.3 milion persona. Me përshpejtimin e fushatës së vaksinimit, rastet e Covid  kanë shënuar nivelin më të ulët gjatë muajve të fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!