Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk ndjekim dot çdo makinë”, Rama: Fjalët e Çuçit u kthyen përmbys, ristrukturim të policisë shumë shpejt

schedule13:49 - 29 Qershor, 2021

schedule 13:49 - 29 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama, deklaroi këtë të martë se procesi i ndryshimeve në nivele të larta të Policisë së Shtetit do të ndodhë më shpejt nga sa ishte planifikuar.

Rama gjithashtu tha se të gjitha sektorët janë në fazë ristrukturimi.

I ndalur tek deklaratat e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi  për aksidentet rrugore dhe kriminalitetit , i cili tha se se policia nuk mund të ndjekë nga pas çdo makinë, Rama u shpreh se fjalët e tij janë keqinterpretuar.

Lexo edhe: Çuçi: Nuk ndjekim dot çdo makinë, as kontrollojmë sherret në mesnatë mes fqinjëve

Më tej kryeministri theksoi se sulmet ndaj Policisë së Shtetit nuk janë zgjidhje dhe se mënyra e vetme për të përmirësuar është bashkëpunimi dhe se policia ka nevojë për mbështetje.

“Jemi në fazë strukturimi për të gjithë sektorët. Dua të theksoj që Ministri i Brendshëm dje një pjesë e madhe e juaja ua morën fjalët dhe ua kthyen përmbys. Asnjëherë një ngjarje e çfarëdo niveli nuk është një arsye për të larë duart.

Çdo ngjarje është një motiv i fortë se si gjërat të bëhen më mirë. Kur unë them që në ngjarjet në fjalë sulmi i Policisë së Shtetit është absurd kam parasysh faktin që nuk është vetëm policia në një vend demokratik ajo që garanton gjithçka dhe që kontrollon sjelljet e njerëzve dhe individëve rrugëve apo konfliktet mes tyre që ndodhin në pak minuta dhe që nuk ka polici në botë që mund t’i parandalojë. Polica jonë ka nevojë për një mbështetje edhe më të madhe.

Edhe në aspektin e drejtimit , burimeve njerëzore është një proces që ka nisur të diskutohet për të reaguar edhe ndaj kësaj situata. Pavarësisht fakteve edhe perceptimi ka një rëndësi sepse krijon një atmosfere psikologjike shumë të madhe.

Procesi i ndryshimeve në nivelet e larta të policisë së shtetit do të behët më shpejt se çfarë ishte planifikuar , edhe pse ishte planifikuar me kohë”, tha Rama.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!